Skip to content

E fundit! Përplasen dy makina në rrugën e Kombit,

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në në segmentin Milot–Rrëshen, në Rrugën e Kombit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe katër persona kanë mbetur të plagosur.

Po ashtu bëhet me dije se si pajojë e përplasjes, një grua ka mbetur për disa minuta në makinë për shkak të dëmtimeve të pësuara të automjetit.

Ishin shërbimet e emergjencës që bënë të mundur nxjerrën e saj nga automjeti, ndërsa më pas, së bashku me personat e tjerë të plagosur, janë transportuar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara, shihen se dy makinat kanë pësuar dëme kolosale.

Published inBank

Comments are closed.