Ngjarje tragjike në Suedi. Hugo Mosshagen, një portier i ri i ekipit BK Forward në divizionin e tretë, u vra në nga një e shtënë në Orebro gjatë fundjavës.
Raportet fillestare bëjnë me dije se portieri nuk ishte shënjestra e sulmit: duket se ka qenë një rast identiteti i gabuar.
Komuniteti u trondit nga incidenti, duke i bërë homazhe të riut me lule, qirinj dhe mesazhe në vendin e të shtënave.
Policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar për vrasjen. Hetuesit po punojnë mbi këtë pistë, duke theksuar se i riu nuk kishte asnjë lidhje me ambientet kriminale. Hipoteza kryesore është se autorët po kërkonin dikë tjetër të pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin e të shtënave. Hetimet janë ende në vazhdim dhe për momentin nuk ka arrestime.

Comments are closed.