Skip to content

E fundit! Edi Rama “ul” Elisa Spiropalin para socialistëve në mbledhje, bashkë me Zegjinenë në

Regjia e Partisë Socialiste është kujdesur të servirë për mediat nga mbledhja me Grupin Parlamentar, se ku është pozicionuar Elisa Spiropali.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, nuk kishte një vend të mirë a le të themi të privilegjuar mes figurave të njohura të PS-së, por e kishin ulur diku në fund të sallës në një rresht me Zegjine Caushin.

Sigurisht që s’mund të jetë rastësi, por le të themi një “poshtërim” që i bëhet asaj pas zhvillimeve të fundit. Elisa Spiropali theu urdhrin e grupit dhe nuk shkoi në senacën ku do të votohej imuniteti i Belinda Ballukut.

E po kështu dy ditë më pas pati një polemikë me kryetarin e grupit, Taulant Balla. Kujtojmë që edhe në seancën parlamentare kur Spiropali ulej për herë të parë mes deputetëve pas shkarkimit nga qeveria, Taulant Balla i kishte caktuar vend në fund të sallës mes deputetëve rishtarë.

Spiropali debatoi gjatë dhe nuk e pranoi atë vend derisa u detyrua të cohej Klodiana Spahiu për t’i liruar vendin.

Teksa jemi në pranverë, duket se për Spiropalin është përpara një dimër i gjatë politikë pas përplasjes së heshtur me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.

Published inBank

Comments are closed.