Skip to content

“Pse qesh kujton se ti…” / Plas keq mes Ramës dhe Spiropalit në mbledhjen, kryeministri–deputetes: Mos e hap gojën! Kur jam unë këtu, ti do të

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave duket se është shoqëruar me përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, ku raportohet se nuk kanë munguar as ngritjet e zërit.

Në media është raportuar se ka pasur dy herë tensione mes Ramës dhe Spiropalit gjatë kësaj mbledhjeje që u zhvillua paraditen e kësaj të shtune.

Bëhet me dije se, teksa drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ishte duke mbajtur fjalën e saj, ka pasur një ndërhyrje nga Spiropali, e cila i ka kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët.

Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, iu drejtua Spiropali Goxhobellit.

Pas kësaj deklarate, ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “Ti mos e hap gojën fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”.

Ndërsa momenti tjetër i përplasjes, bëhet me dije se ka qenë përdorimi i telefonit nga Spiropali gjatë prezantimit të strategjisë së komunikimit nga ministrja e re për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismailaj.

Bëhet me dije se Spiropali, e ulur në fund të sallës, ka qeshur me fjalët e Ismailajt, ndërsa mimikat e saj janë pikasur nga Edi Rama, i cili i është drejtuar me fjalët: “Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.

Ndërsa ish-ministrja i është kthyer Ramës me fjalët: “Ke diçka për të thënë? Thuaje.

Published inBank

Comments are closed.