Skip to content

Rama ka frikë nga vetja, Elisa ja zbuloi…! Çfarë di Elisa Spiropali

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama në ballinën e pasqyrës ku sheh veten, mund të ketë momente frike, deri në panik. Po i ndodh diçka mes pasigurisë dhe paranojës, duke zbuluar “armiq kudo” edhe aty ku nuk ka. Një prej tyre mendon se e ka gjetur. Është ish-ministrja e tij më jetëshkurtër, e madhja Elisa Spiropali.

Ndaj saj e nisi me kritika të hapura, në sytë e kolegëve socialist. Më pas i lajmëroi largimin nga detyra e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme në mënyrën më përbuzëse të mundshme, ndërsa njëkohësisht ia bëri zemrën “mal” hallexheshës më të madhe në atë kohë Belinda Ballukut. Nga ana e saj Spiropali u kundërpërgjigj duke mos marrë pjesë në vitamin në parliament që rrëzonte kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Një histori e mjaftueshme që kryeministri ta kthejë në makth personal…

Inati i Spiropalit nuk kaloi lehtë, duke qenë e vendosur të lëshonjë sinjale publike që janë më shumë se thumba. Rama tashmë po hakmerret, jo nga kundërshtitë në mixhlisin e fshatit të madh që është Shqipëria, por nga fakti që ai realisht po beson se brenda Partisë Socialiste ka “grupe armiqësore” dhe një prej atyre që po ngre krye ndoshta pak para kohe, është Elisa Spiropali. Në mbledhjen më të fundit të mbajtur të shtunën, Spiropali u pa në fund të sallës, e veçuar duke ndezur konfliktin në disa raste mes tyre.

Ndërsa po raportonte drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (një çmenduri më vete pasi nëpunësja e shtetit nuk mund të përfshihet në një mbledhje politike), Spiropali mësohet se i ka thënë asaj: “Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”. Në atë moment ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra. “Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”.

Figura e Spiropalit në politikë erdhi në rritje, në një vend ku merita matet kë do, sa, si dhe për çfarë e do kryeministri. Elisa ngjiti shpejt shkallët me meritën e pamohueshme se ishte adhuruesja e tij më e madhe, një adhurim i ndjerë dhe aspak i shtirur. Po çfarë ka ndodhur që Rama sot e sheh si “rrezik” më shumë sesa një hatërmbetje momentale siç kanë bërë të gjithë ata që u ngritën nga Rama dhe u rrëzuan po nga ai?

Elisa nuk ka ndryshuar, por ai që është tjetërsuar tërësisht është vetë kreu i qeverisë i cili kërkon të fshijë gjithkënd që mendon se nuk mendon si ai. Spiropali edhe pse për pak kohë ishte kryediplomatja e vendit dhe iu desh që në veshët e saj jashtë protokollit diplomatic të dëgjojë të vërtetën që mendon Euqopa për Ramën, por që nuk thuhen në publik.

Kjo është një paranojë që Rama tashmë e ka të qartë se ajo di atë që nuk duhet ta dintet ta dinte. Paranoja si veti e njërëzve në dukje të shumëpushteshëm, madje edhe diktatorë është veti tashmë edhe e individëve autoritarë që kërkojnë tëshkelin me këmbë çdo “mizë” që në kokën e tyre dyshojnë se një ditë do bëhet “dem” dhe do e shqyejë me brirët e mprehtë!

Published inBank

Comments are closed.