Skip to content

Erjon Braçe trodit Edi Ramën: Nuk bën më kështu, do dal i pavarur, socialistët kanë nevojë për

Erion Braçe shpall kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ndryshe nga vendimi i kryetarit të PS dhe strukturave të Kryeqytetit që kanë shpallur emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për kryetare të Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor në 2027.

Dje u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë socialiste të Njësisë 5 ku ka qenë prezent i deleguari Taulant Balla, dhe dy deputetët, Erion Brace dhe Fatmir Xhafaj.

Tonet janë ngritur shumë pas ankesave dhe shqetësimeve të shprehura nga socialistët në mbledhje, që nga punësimet e deri te kontributet e gjithsecilit.

Asnjë prej anëtarëve të Asamblesë së PS së Tiranës që konsiderohet edhe zemra e socialistëve për kryeqytetin, nuk ka qenë I kënaqur me mënyrën sesi janë zhvilluar deri tani politikat socialiste ne zonë. Braçja ka qenë ndër të fundit që ka marrë fjalën.

“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar I PS, do të shpall kandidaturën si kandidat I pavarur për kryetar bashkie në Tiranë” tha Brace në mbledhje, duke shkaktuar jo pak habi por edhe duke lënë pa fjalë edhe drejtuesit socialist të qendrës, Taulant Ballën e Fatmir Xhafën.

Deklarata e Braçes vjen në një moment që vetë Rama është investuar për të dalë në terren e për të takuar socialistët. Dy ditë më parë me strukturat socialiste të Njësisë 2, Edi Rama pa praninë e kamerave që ikën sapo ai mbaroi fjalimin e beri të qartë se kandidatja zyrtare e PS për bashkinë është Ogerta Manastirliu.

Zhvillimet në njësinë 5 vijnë pas mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, ku pati një tjetër përplasje mes Kryetarit të PS Edi Rama dhe ish ministers së jashtme Elisa Spiropali.

Situata në PS nuk është më e qetë si më parë me më shumë zëra që po përpiqen të krijojnë oponencë dhe të kundërshtojnë vendimet e veprimet e Edi Ramës, përplasje që kanë ndodhur që kur në skenën politike u shfaq çështja “Balluku”.

Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i strukturave në qendër por edhe në Tiranë pas shpalljes së beftë të kanditaturës së Erion Braçes si kandidat I pavarur në bashkinë e kryeqytetit.

Published inBank

Comments are closed.