Skip to content

Skënder Hita drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Berisha: Ja kush është “KOKA” që fshihet pas tij, nuk e prisnit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe emërimin e Skëndër Hitës në krye të Policisë së Shtetit.

Berisha teksa e quajti atë problematik, deklaroi se shumë shpejt do të paraqesë prova që e implikojnë drejtorin e ri.

Kreu i PD e quajti Skënder Hitën si “Skënder Balluku”, duke thënë se ai është një emër i përzgjedhur nga Belinda Balluku.

Ndërsa për kryeministrin Rama, Berisha tha se është një skllav i vjedhjeve “Lubi Ballukut”.

Berisha: Emër problematik dhe shumë shpejt me të gjithë arkivën e qytetarit dixhital do të paraqitem para jush. Skëndër Balluku, u emërua Skënder Balluku. Ky është një pjon i Lubisë së Karakaçi e stërkarakaçi. Lubizimi nuk është asgjë tjetër veçse Lubizimi i organizatës kriminale. Është thënë një muaj para që Lubia ka përcaktuar drejtor policie, drejtorin e Fierit. Sidoqoftë, shumë shpejt do paraqesim të gjithë materialet për të. Që sot e tutje do ta quani drejtori Balluku. Në fakt Rama është një skallav i mirë i Lubisë dhe për këtë Lubia do hyjë në histori. Gratë ndonjëherë kanë bërë gjërat më të jashtëzakonshme. Koha provon, se Rama është një skllav i saj, në kuptimin e vjedhjeve. Ka 25 vjet bashkëveprim, bashkëpunim të ngushtë dhe ajo është shumë e kujdesshme për të regjistruar cdo gjë.

Published inBank

Comments are closed.