Skip to content

Punonjësit po punonin poshtë furgonit në Shkodër, mjeti merr flakë!

Një furgon është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pranë një servisi automjetesh që funksionon edhe si gomisteri në Shkodër.

Sipas informacioneve, punonjësit po kryenin punime nën furgon, duke salduar, kur papritur mjeti mori flakë dhe u shkrumbua plotësisht. Fatmirësisht, punonjësit dhe të tjerët që ndodheshin aty pranë arritën të dalin pa u lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, të cilët shuan flakët dhe neutralizuan zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Si pasojë e zjarrit, përveç furgonit, është djegur edhe një automjet tjetër që ndodhej pranë. Dëme materiale kanë pësuar gjithashtu servisi dhe gomisteria.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfikësve, po punon për të sqaruar shkaqet e zjarrit, i cili dyshohet se ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë gjatë punimev

Published inBank

Comments are closed.