Skip to content

Bamir Topi nxjerr “sekretet”: Berisha ka 1 mijë kanale komunikimi me Ramën, ja çfarë bëjnë me njëri tjetrin!

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se Edi Rama dhe Sali Berisha prej vitesh bashkëpunojnë njëri-tjetrin.

Teksa shprehu mbështetjen për nismën e kryeministrit për uljen e numrit të deputetëve, Topi tha se një pjesë e madhe e ligjvënësve nuk kanë asnjë funksion, veç asaj që ai e cilësoi si ‘ngritje dore me sinjal’.

“Pavarësisht se në publik lexohet ndryshe, por edhe për shkak se duhen 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese, unë e shoh që Rama-Berisha do e vazhdojnë bashkëpunimin në publik, sepse undergroënd ata bashkëpunojnë. Këtë e konstatojnë shumë njerëz që ne i diskutojmë në biseda të ngushta, por edhe shumë analistë që unë i dëgjoj nëpër studio. Nuk është e thënë që këta individë të takohen fizikisht, por kanë kanalet e komunikimit.

Njëri është i sigurt me këtë që ka në opozitë, kurse tjetri e di deri se ku arrin dhe është i kënaqur me kaq. Ndryshimet që pritet të vijnë nuk janë në rëndësinë e ndryshimeve të vitit 2008. Së pari për uljen e numrit të deputetëve. Unë do ta mbështesja. Rama nuk është zëri i parë që flet për ulje të numrit të deputetëve. Unë e mbështes. Shumë njerëz në mazhorancë e pëlqejnë reduktimin e numrit të deputetëve në Parlament.

Është një parlament që edhe sikur ta çosh sot me 60 deputetë, nuk ndryshon asgjë. Aty ke deputetë që nuk bëjnë asgjë, veçse ulin dhe ngrenë dorën me sinjal, me mesazh. Janë më të rëndomtë se Polici i trafikut. Polici i trafikut është në stres të atij numri të madh makinash në një vend ku s’ka semafor, ndërsa ata i fusin një mendje të ftohtë dhe e kanë sjellë Parlamentin në ditën më të zezë”, tha mes të tjerash Topi në emisionin ‘Frontline’.

Duke iu rikthyer diskutimit me Berishën, Topi shtoi se kryedemokrati ka mbi 1000 kanale komunikimi me kryeministrin Rama.

“Rama nuk do të lëshojë asgjë. Stoicizmi i Berishës është folklorik tashmë. Ai është njeriu që bashkëpunon më shumë me kryeministrin. Ka 1000 kanale komunikimi, që nga mënyra që do të bëhet politikë, mënyra sesi do të shfaqemi në publik, mënyra sesi do të arrijmë në zgjidhje të përbashkëta dhe në fund precipiton te lehtësia për të bërë biznes. Nevoja për t’u fshehur i bën ata të jenë bashkë”, vijoi më tej Topi.

Published inBank

Comments are closed.