Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP Albania 5” ka dhuruar një nga momentet më emocionuese, por njëkohësisht edhe më të tensionuara të këtij edicioni.
Mamaja e Selin Bollatit, Jasmina Bollati, ka hyrë brenda shtëpisë për të surprizuar vajzën e saj në një takim disa minutësh.
Minutat e para të kësaj përballjeje ishin të mbushura me mall, përqafime të ngrohta dhe fjalë shumë suportuese, duke i dhënë Selinës një mbështetje të madhe emocionale.
Megjithatë, ajo që nisi si një surprizë e bukur, mori një kthesë krejtësisht të papritur në fund të bisedës, duke shtangur jo vetëm banoren por edhe të gjithë teleshikuesit.
E dukshëm e shqetësuar për dinamikat e fundit, Jasmina i kërkoi hapur dhe me ngulm vajzës së saj që të hiqte dorë nga gara dhe të largohej menjëherë bashkë me të.
Sipas saj, ngjarjet e dy ditëve të fundit kishin kaluar çdo cak të lojës. Ndonëse nuk pranoi t’i përmendte me emra konkretë, ajo la qartë të kuptohet se debatet me Mirin dhe Rogertin kishin ndikuar rëndë jashtë, duke i thënë Selinës se ata ia kishin përdhosur imazhin.
Përballë kësaj kërkese ultimative nga njeriu i saj më i shtrenjtë, Selin mbeti tërësisht e ngrirë dhe pa fjalë, në pamundësi për të kthyer një përgjigje në ato momente të ngarkuara.
Për të qetësuar situatën dhe për të mos lejuar ndërprerjen e rrugëtimit të njërës prej banoreve më të komentuara, ndërhyri menjëherë moderatori Ledion Liço.
Ai u përpoq t’ia mbushte mendjen mamasë së Selinës që ta shikonte situatën me më shumë qetësi dhe ta lejonte vajzën të vazhdonte lojën e saj deri në fund.
Pavarësisht përpjekjeve dhe argumenteve të Ledionit nga studioja, Jasmina Bollati u tregua e palëkundur, duke mos bërë asnjë hap pas nga kërkesa e saj për ta marrë Selinën në shtëpi.

Comments are closed.