Gazetari i njohur Almer Toska ka bërë disa deklarata të padëgjuara më parë për kryeministrin Edi Rama, duke zbuluar një gjendje rëndese të kreut të qeverisë.
I ftuar në një emision televiziv në “News 24”, Toska zbuloi bisedën që kryeministri Edi Rama kishte zhvilluar me një mikun e tij me ndikim të madh në Bashkimin Evropian.
Gazetari tha se Rama “qante si fëmijë në mesazhe”.
Deklarata e plotë:
“Pra Edi Rama sot është duke i rrëshkitur këmbët. Prandaj shkon dhe akuzon atje… E pe ti çfarë fliste në ato mesazhet ‘Kush je ti që përgjon?’ ‘Ti qe thashemnon?’, pra intimidonte njerëz. Ai e di se kush po e sulmon.
I ka vajtur një mikut tim personal, i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në Bashkimin Evropian, dhe i qante si fëmijë në mesazhe. I kërkonte mbështetje ndërkombëtare, i kërkonte raporte. Rama, Rama,” tha Toska në deklaratën e tij të bërë publike.
Nuk dihet nëse ky episod është i vërtetë apo jo, por kryeministri nuk e ka përgënjeshtruar deri më tani.
*Fotoja është gjeneruar me Inteligjencë artificiale

Comments are closed.