Skip to content

“Je k*rvë” / Familja e Juelës nxorri akuzat e forta por familja e Mateos bën reagimin që askush se mendon

Pas tensioneve të forta që shoqëruan “Prime”-in e fundit të Big Brother VIP Albania, situata duket se ka dalë jashtë kontrollit edhe pas përfundimit të spektaklit. Debati është zhvendosur fuqishëm në rrjetet sociale, ku po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Një video që po qarkullon me shpejtësi online ka ndezur reagime të shumta dhe akuza të forta. Në qendër të kësaj përplasjeje janë Juela Nikolli dhe Mateo Borri, ndërsa ndjekësit janë ndarë në dy kampe.

Familjarët e Juelës kanë publikuar pamje dhe audio që, sipas tyre, përmbajnë fjalë tepër fyese ndaj saj. Ata pretendojnë se në material dëgjohet Mateo duke përdorur gjuhë të papranueshme, gjë që ka shkaktuar indinjatë të madhe.

Sipas tyre, në video dëgjohet fraza: “Po ti je krvë moj, nuk të shoh dot me sy”*, një deklaratë që ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka sjellë reagime të forta.

Megjithatë, familjarët e Mateos kanë reaguar menjëherë duke mohuar këto akuza. Ata pretendojnë se fjalët janë keqinterpretuar dhe se ai në fakt ka thënë: “ti je turp moj, nuk të shoh dot me sy”, duke kundërshtuar versionin që po qarkullon.

Situata është përshkallëzuar edhe më tej nga reagimet në rrjetet sociale, ku vetë Juelë ka përdorur tone të forta, ndërsa mbështetësit e të dyja palëve janë përfshirë në debate të ashpra.

E gjithë kjo përplasje është kthyer në një nga temat më të nxehta të momentit, duke rikthyer diskutimet mbi kufijtë e gjuhës dhe sjelljes brenda një formati kaq të ndjekur.

Published inBank

Comments are closed.