Skip to content

Erjon Braçe shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës!

Deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka konfirmuar publikisht kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës, ka marrë vëmendjen mediatike ditët e fundit, teksa në mbështetje të tij janë rreshtuar disa figura të njohura të politikës.

Braçe ka nisur një tur takimesh me socialistët në Tiranë për të fituar mbështetjen e tyre. Po ashtu, një tur ka nisur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka zhvilluar disa takime në njësi të ndryshme të kryeqytetit.

Por një incident raportohet se ka ndodhur gjatë Asamblesë së PS-së në Njësinë nr. 7 në Tiranë, ku protagonist ka qenë pikërisht Erion Braçe.

Sipas Vox News, mbledhja ishte njoftuar se do të niste në orën 18:00, por Rama ka mbërritur më herët dhe, në këtë mënyrë, mbledhja nisi me të pranishmit që ndodheshin aty.

Braçe, i cili ishte njoftuar se ky takim do të mbahej në orën 18:00 dhe kishte mbërritur pikërisht në këtë orar, nuk është lejuar nga Garda të futej në mbledhje, pasi, sipas tyre, ajo kishte nisur.

Diçka e tillë është pranuar edhe nga vetë deputeti socialist, i cili tha se nuk ka qenë në këtë mbledhje pasi ishte i angazhuar në një tjetër takim.

“Unë në këtë njësi nuk kam qenë, sepse e kisha të pamundur të shkoja në Kashar, pasi isha në një mbledhje tjetër. Isha në Asamble, ku ishte zonja Manastirliu, dhe në orën 19:00 ishte mbledhja në Kashar, ndaj e kisha të pamundur të isha. Por isha në Asamble dhe unë zakonisht ulem në fund të sallës për të parë sesi është perceptimi i njerëzve dhe si e përjetojnë ata”, tha Braçe mbrëmë në Top Story.

Published inBank

Comments are closed.