Skip to content

Guxuan ti dalin kundër “Mbretit” Gazetarja zbulon prapaskenat: Ja si do të jetë fati politik i Spiropalit dhe Braçes

Diskutimet e fundit në Partinë Socialiste kanë rikthyer vëmendjen te qëndrimet dhe perspektiva e disa figurave të njohura brenda saj.

Nga studio e emisionir “Kjo Javë”, gazetarja Denada Kola u ndal te zhvillimet politike, duke komentuar si ofertën e Erion Braçes për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, ashtu edhe reagimet e fundit të Elisa Spiropalit.

Sipas saj, të dy këta emra nuk kanë një të ardhme politike brenda Partisë Socialiste.

“Retorika e zonjës Spiropali që duket se ka pakënaqësisë personale, që për mendimin tim duhet përshëndetur sepse dihet se çdo njeri e ka të sigurt se çfarë e pret në një forcë të tillë, ‘asimilim në sekondë’.

Zonja Spiropali ishte brezi që zëvendësoi zotin Blushi, zotin Malaj dhe direktivat ishin të qartë, duhet të bindeshin pa shumë komente. Ai që ka marrë njëlloj akti është zoti Braçe,” tha Kola.

Ajo shtoi se situata e tyre në raport me drejtimin aktual është e përcaktuar.

“Unë gjykoj që këtu këta individë politikë, e kanë të sigurt që marrëdhënia e tyre me PS, ose më saktë me kryeministrin Rama, e dinë që pas këtij mandate nuk është se do kenë një të ardhme politike. Zoti Braçe ka vendosur si një socialistë të bëjë betejën e fundit të tij që nëse del jashtë politikës të dalë në mënyrën se si e ka ndërtuar profilin e tij,” u shpreh ajo.

Published inBank

Comments are closed.