Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e QSUT ku mësohet se ka dhënë frymën e fundit në spital, i paraburgosuri Medat Spahiu.
Burimet bëjnë me dije se 91-vjeçari Medat Spahiu, që prej 31 marsit ndodhej në ambientet e QSUT për të marrë ndihmë më të specializuar pasi kishte shfaqur komplikacione shëndetësore.
Më 14 mars Spahiu u vu në pranga nën akuza për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë. Ndërsa 3 ditë pas arrestimit, sapo mbërriti në burgun e Durrësit, ai është mbajtur në ruajtje, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës ku ndodhej i shtruar për shkak të problemeve shëndetësore.
Më 19 mars, i moshuari shfaqi komplikacione shëndetësore dhe në nevojë për të marrë një trajtim më të specializuar, Spahiu u nis në drejtim të Tiranës, ku fillimisht u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Pak ditë pas daljes nga Spitali “Shefqet Ndroqi” gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 31 mars ai u transferua në ambientet e QSUT-së.
Në orën 22:34, të 2 prillit ai është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, ku u diagnostikua me emboli pulmonare dexter, hipertension arterial, diabet mellitus, gjendje pas A.V.C. dhe frakturë subtrokanterike sinister.
Ditën e sotme mësohet se ai ka dhënë frymën e fundit në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.

Comments are closed.