Skip to content

SPAK po e kërkon, Ergys Agasi “dergjet” në krevatin e spitalit:

Ish-kryeministri Sali Berisha nga selia blu ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasin.

Për gazetarët lideri i të djathtëve ka deklaruar se referuar një mesazhi të ardhur nga “qytetari dixhital”, Agasi është dhunuar brutalisht dhe më pas është dërguar në një nga spitalet e kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka ritheksuar dhe faktin që urdhërarresti ndërkombëtar ndaj Agasit “nuk ekziston”, ndërkohë që në vendin tonë ai lëviz lirshëm pasi ashtu si ish-kryeministri thotë kjo ndodh për shkak se është “i lidhur me Edi Ramën”.

“Por, po kaq është dosja e AKSHI-t, dy javë më parë Ergys Agasin e kanë rrahur shumë keq, e kanë shtruar në dru, po, po. Sipas qytetarit dixhital është dërguar në një spital privat, por duhet të dini një gjë që Ergys Agasi mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin.

Nuk ekziston. Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë sepse atë policia nuk e arreston, ai ka hequr ministra. Por këto janë zhvillimet për këtë prestonome të Edi Ramës sepse Ergysi është vetë Rama. Të kuptohemi”, tha Berisha.

Published inBank

Comments are closed.