Skip to content

I ndali zemra duke luajtur! Flori qënka nipi i gazetarit të njohur, reagimi i tij do iu përlotë!

Gjimnazi publik “Gjergj Kastrioti” në Durrës ka ndarë një mesazh prekës për ikjen e parakohshme dhe të padrejtë të Florian Saraçit, nxënësit 17 vjeçar që i ndali zemra teksa ishte duke luajtur me shokët dhe shoqet në orën e edukimit fizik.

Më herët ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, ndërsa mesazhi i gjimnazit ku Flori mësonte çdo ditë tregon për boshllëkun e madh që ka lënë ikja e tij mes shokëve, stafit pedagogjik të shkollës publike.

“Ka lajme që nuk duhen të vijnë kurrë… dhe kjo është një prej tyre. Me një dhimbje që fjalët mezi e përshkruajnë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë të dashur Flori Saraçi. Një jetë kaq e re, plot ëndrra, buzëqeshje dhe shpresë, u ndërpre në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat tona.

Sot, shkolla jonë u bë më e heshtur… bankat u bënë më të ftohta… dhe mungesa e Florit u ndje në çdo cep. Ai nuk ishte thjesht një nxënës, por një pjesë e shpirtit të kësaj shkolle, një dritë që preku jetët e shumëkujt”, thuhet në mesazh.

I trishte ka qene dhe reagimi i gazetarit te njohur Romir Saraci qe ka zbuluar qe ka qene nipi i i tij.

Screenshot

Edhe Policia e qytetit bregdetar njoftoi dje se vdekja e Florian Saraçit ka ardhur nga shkaqe natyrale. Newsbomb.al, publikoi foton e gjimnazistit, i cili sot do të përcillet për në banesën e fundit, në orën 15:00, në varrezat e reja në Durrës.

“Është e vështirë të pranojmë që nuk do ta shohim më mes nesh, por kujtimi i tij– mirësia, energjia, dhe gjurmët që la – do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona.

Në këto momente të rënda, përulemi me respekt dhe dhimbje përpara familjes së tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë humbje, por jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe. Do të na mungosh gjithmonë i dashur Flori! U prehtë në paqe shpirti yt”, përmbyllet mesazhi.Mësuesit dhe stafi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës njoftuam Policinë dhe shërbimet mejekësore menjëherë sapo Flori nisi të ndihej keq, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Published inBank

Comments are closed.