Skip to content

“Gruaja më e bukur në botë”/ Aktorja 60-vjeçare shfaqet gati ….,

odelja dhe aktorja, Elizabeth Hurley, është shfaqur ‘topless’ në fotot e saj të fundit në rrjetet sociale. 60-vjeçarja herë pas here pëlqen që të ndajë poza joshëse me ndjekësit në “Instagram” dhe postimi i saj më i fundit nuk mund të ishte përjashtim.

Ylli i “Austin Powers: International Man of Mystery” dukej mahnitëse ndërsa zhvishej për t’u ngrohur në diell. 60-vjeçarja dukej e pabesueshme ndërsa ishte shtrirë në një livadh, duke mos veshur asgjë tjetër përveç një palë bikini të verdha. Për të mbrojtur gjoksin e saj, aktorja kishte vendosur krahët.

Ndërkohë ajo ka dhënë dhe një këshillë për ndjekësit e saj që të vënë kremin e diellit.

E menjëherë postimi i saj u mbush shpejt me komplimente:

“Zoti ishte në humor shumë të mirë ditën që ju krijoi”.

“Gruaja më e bukur në botë”, i shkruan një fans dhe një tjetër vijon: “Pra, ky është sekreti i lëkurës suaj të bukur dhe të butë”.

Kujtojmë në një intervistë me revistën “Elle”, aktorja e njohur më parë pranoi se nuk ha kurrë ushqime të lehta dhe e fillon çdo ditë me një gotë të madhe me ujë të ngrohtë:

“Ka shije mjaft të neveritshme. Por është fantastike për sistemin tuaj tretës”, ka thënë ajo.

Published inBank

Comments are closed.