Skip to content

Iu ka dhënë “instiktin e kafshës”! Politikani i madh grek zbulon çfarë po u bën Edi Rama shqiptarëve, dhe pse nuk bie nga pushteti

Gazetari Xhensil Shkembi ka ndarë me ndjekësit e tij një analizë të ish-ministrit grek të Financave, Yannis Varoufakis, mbi gjendjen e qytetarëve shqiptarë dhe mënyrën se si ata reagojnë ndaj politikës dhe politikanëve në vendin tonë.

Sipas Varoufakis, instinkti i reagimit tek qytetarët shqiptarë është i demoralizuar, duke i lënë ata të fuqizuar vetëm virtualisht, përmes rrjeteve sociale. Lajmet, komentet dhe mllefi kundër padrejtësive qëndrojnë vetëm online dhe rrallë shndërrohen në veprim konkret.

“Edi Rama ndodhet në pushtet prej vitit 2013 sepse ka hequr instinktin e reagimit konkret tek shqiptarët. Hiqini instinktin e reagimit nje kafshe dhe nuk ka për të ekzistuar se shpejti. Njësoj jemi e ne njerëzit. Në qoftë se na heqin instinktin e reagimit, të vetmen liri të pakushtëzuar do e kemi vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë që nënvizon më tej se ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm tek qytetarët shqiptarë, por shtrihet edhe brenda partive politike, ku sipas tij kryeministri Edi Rama ka “blerë” politikanë opozitarë të cilët përpos se i “turpëron”, u ka dhënë në duar edhe “pjata të arta” me qëllimin e vetëm për të treguar se çdo kush ka një çmim e u jep sinjal qytetarëve që opozitarët mund t’i lënë në baltë atëhere kur flitet për interesat e veta.

Ministri thekson se kjo frymë nga kreu i qeverisë është ngritur edhe brenda partisë së tij, ku edhe brenda socialistëve, askush nuk guxon të ngrejë zërin apo të thotë mendimin e tij, nëse ai është ndryshe nga ajo që lidershipi mendon.

“Ish ministri grek vendosi të analizonte situatën në Shqipëri dhe tha këto fjalë; “Edi Rama ndodhet në pushtet prej vitit 2013 sepse ka hequr instinktin e reagimit konkret tek shqiptarët. Hiqini instinktin e reagimit nje kafshe dhe nuk ka për të ekzistuar se shpejti. Njësoj jemi e ne njerëzit. Në qoftë se na heqin instinktin e reagimit, të vetmen liri të pakushtëzuar do e kemi vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale. Aty kushdo ndihet i fuqishëm, i njohur, i mençur, revolucionar, populist. Këtë ka bërë në Shqipëri kryeministri.

Ka blerë 90% të mediave por i shan ato. Ka blerë disa njerëz të fuqishëm të opozitës, i turpëron ata. Madje disa prej tyre i ka vendosur në poste të rëndësishme për t’i thënë popullit mesazhin se, të gjithë ju keni një çmim dhe se askush nuk bëhet merak për ju nga opozita, ja sesi erdhën tek unë. Kjo i demoralizon njerëzit dhe u heq instinktin e reagimit. Madje, shkon deri aty ku instinktin e reagimit e heq në partinë e vet. Askush nuk thotë një mendim kundër, madje askush nuk pyetet për mendimin e vet. Këtë ma ka thënë vet një homologu im shqiptar”, mësohet të ketë thënë ish-ministri.

Shkrimi i plotë i Xhensil Shkëmbit:

Analizë e thjeshtë – Instikti i reagimit, kafsha, shqiptari dhe Big Brother

“Nuk mblidhen as 10 persona para Kryeministrisë/ Dështon protesta e thirrur për çmimin e naftës në rrjetet sociale” – ishte lajmi që lexova këtë fundjavë në gjithë portalet tona shqiptare. Dhe po, është e vërtetë. Ne si shqiptarë nuk po dalim më në protesta “sociale” por vetëm politike. Pra, nuk po merr trajtë revolte reale ajo që ndodh në rrjetet sociale. Në qoftë se sheh komentet, sheh mllef kundër qeverisë, sheh gjithologë, sheh njerëz të zhgënjyer, sheh njerëz që japin opsione, sheh se diçka mund të ndryshojë por kur vjen momenti që kjo të mishërohet, aty këputet hallka.

Këtë javë, në një trajnim online me disa gazetarë grek, mes tyre një ish ministër, na u vendos si detyrë çasti të jepnim mendimet lidhur me aktualitetet politike të vendeve nga ne vinim. Unë u thashë se Mitsotakis po qëndron në pushtet i palëkundur sepse ka ditur të lëshojë pe kur ka qenë në rrezik, duke parë situatën me fermerët kur u dha pak a shumë atë që donin apo qoftë e me sindikalistët, lidhur me protestën masive kombëtare për aksidentin e Tempit, aq sa familjeve të viktimave “me lejen” e qeverisë po u jepen nga 400.000 euro dëmshpërblim.

Ish ministri grek vendosi të analizonte situatën në Shqipëri dhe tha këto fjalë; “Edi Rama ndodhet në pushtet prej vitit 2013 sepse ka hequr instinktin e reagimit konkret tek shqiptarët. Hiqini instinktin e reagimit nje kafshe dhe nuk ka për të ekzistuar se shpejti. Njësoj jemi e ne njerëzit. Në qoftë se na heqin instinktin e reagimit, të vetmen liri të pakushtëzuar do e kemi vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale. Aty kushdo ndihet i fuqishëm, i njohur, i mençur, revolucionar, populist. Këtë ka bërë në Shqipëri kryeministri. Ka blerë 90% të mediave por i shan ato. Ka blerë disa njerëz të fuqishëm të opozitës, i turpëron ata. Madje disa prej tyre i ka vendosur në poste të rëndësishme për t’i thënë popullit mesazhin se, të gjithë ju keni një çmim dhe se askush nuk bëhet merak për ju nga opozita, ja sesi erdhën tek unë. Kjo i demoralizon njerëzit dhe u heq instinktin e reagimit. Madje, shkon deri aty ku instinktin e reagimit e heq në partinë e vet. Askush nuk thotë një mendim kundër, madje askush nuk pyetet për mendimin e vet. Këtë ma ka thënë vet një homologu im shqiptar. “

Në fillim m’u duk sikur na ofendoi por për të mos krijuar ndonjë situatë, nuk e kundërshtova dhe po pyesja veten, a kishte të drejtë? Në fakt, po!

Një ditë më vonë, në portalin që kam krijuar, bufiurte.al vendosa të postoj një foto të Selin, e cila ndodhet në Big Brother VIP. Mori rreth 1000 komente. 1000 njerëz që janë të interesuar dhe reagojnë për një lojë. 1000 shqiptare që madje nëpër komente shaheshin nga fisi e familja për konkurrentët e Big Brother.

Ndërsa kur unë u bashkova thirrjes për të protestuar në Korçë lidhur me bllokimin e juglindjes për shkak të rrugës së rënë në Librazhd, shumë pronarë hotelesh, restorantesh e bujtinash më komentonin apo shkruanin për të falënderuar për këtë nismë pasi juglindja po dëmtohej. Dëm që sot ndihet fuqishëm. 3 mujori i parë ka qenë gropë. Në protestë nuk erdhi asnjë prej tyre. Vetëm 45 persona.

Ajo çka doja të thoja nëpërmjet këtij shkrimi të shkurtër është konfirmimi i asaj që tha ish ministri grek, me një ndryshim. Unë nuk mendoj se kjo është strategji e Edi Rames apo politikës shqiptare për të hequr instinktin e reagimit popullit shqiptar. Unë mendoj se ne si shqiptarë nuk e duam këtë Instikt. Mendoj se ne jemi rehat me telefonin në dorë.

Dhe sado të shkojë çmimi i naftës, sado rrugë të bien, sado fermerë të dëmtohen, sado vjedhje të fondeve publike të kryhen, ne si shqiptarë do i shohim si shfaqje pornografike për “masturbim online” në rrjetet sociale, pasi në realitet, i vetmi Instikt që na ka ngelur është prekja e ekranit të telefonit dhe asgjë më tepër!

Published inBank

Comments are closed.