Skip to content

Shqipëria në zi! Ndahet nga jeta e aktorit Ilir Shkurti, ja çfarë kishte ndodhur me të para tre muajsh

Një lajm i kobshëm ka mbërritur ditën e sotme pasi është ndarë sot nga jeta në moshën 68 vjeçare aktori pogradecar, Ilir Shkurti.

Ilir Shkurti ka lindur në qytetin e Pogradecit më 30 dhjetor të vitit 1957, ka interpretuar në disa filma si, “Rrethimi i Vogel”, “Binarët”, “Shkëlqim i “përkohshëm”, “Kush vdes në këmbë”, “Ngjyrat e moshës”. Ilir Shkurti ka qënë pjesë e Estradës të qytetit të Pogradecit.

Më 30 dhjetor të 2025 Ilir Shkurti festoi 68 vjetorin e tij të lindjes, ndërsa mësohet se fatkeqësisht ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme.

68-vjeçari ishte një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit dhe të kinematografisë shqiptare, ku spikati si aktor karakteresh në disa filma të Kinostudios.

I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal. Por u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.

ilir mshkurti2

Përveç skenës së estradës, Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.

ilir shkurti1

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për jetën artistike dhe kulturore të Pogradecit.

Ilir Shkurti do të kujtohet gjithmonë si një artist i talentuar dhe një shpirt i gjallë që solli buzëqeshje dhe ngrohtësi në skenën e qytetit të tij.

ilir shkurti2

Filmografia e Ilir Shkurtit 1980-1990:

1985     Kush vdes në këmbë

1986     Rrethimi i vogël

1987     Binarët

1988     Shkëlqim i përkohshëm

1990     Ngjyrat e moshës

Published inBank

Comments are closed.