Mbrëmjen e djeshme Trump “trazoi ujërat” sërish në Lindjen e Mesme duke vendosur afat orën 8 të natës së sotme për Iranin që të bjerë dakord për t’i dhënë fund luftës dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, e teksa ora po afron një tjetër paralajmërim është bërë nga ai.
Përmes një postimi në rrjetin social “TruthSocial”, presidenti amerikan ka paralajmëruar edhe njëherë se do ti japë pund Iranit.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë” e nis Trump paralajërimin e tij, duke shtuar se ai nuk do që të ndodhë por edhe mundet, duke thënë se do të “zbulohet” mbrëmjen e sotme, këtë moment që e ka konsideruar si një nga më “të rëndësishmit në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës”.
“47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë Popullin e Madh të Iranit!” përfundon Trump.
Postimi i plotë:
Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, KUSH E DI? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë Popullin e Madh të Iranit!


Comments are closed.