TIRANË – Atmosfera brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” është tensionuar si kurrë më parë. Një debat që nisi për lojën ka degjeneruar në ofendime personale dhe akuza të rënda mes Selinit dhe Rogertit, duke lënë banorët e tjerë dhe publikun të shokuar.
Si nisi sherri?
Gjithçka nisi pas një komenti të Selinit drejtuar Mirit, të cilin e kishte etiketuar si “kërmill që lëpihet”. Rogerti ka ndërhyrë për të kërkuar llogari mbi këtë deklaratë, por kjo ka shërbyer si shkëndijë për një shpërthim epik nga ana e Selinit.
Akuzat për jetën private: “I paplotësuar seksualisht”
Selin nuk ka kursyer asgjë, duke e sulmuar Rogertin në pikat e tij më të dobëta, duke përfshirë statusin e tij si burrë i martuar dhe jetën e tij private:
“O njeri seksist, o njeri diskriminues! Je njeri i paplotësuar në këtë jetë, as nga ana seksuale e as nga çdo anë e mundshme,” u shpreh ajo me tone të larta.
Rogerti reagon me ironi: “Jam i paplotësuar te leku”
Pavarësisht sulmeve, Rogerti ka tentuar të ruajë gjakftohtësinë duke përdorur ironinë për t’iu përgjigjur akuzave për dështim në jetë:
“Po ke të drejtë, jam i paplotësuar te leku, të tjerat i kam plotësuar,” tha ai, duke tentuar të minimizojë peshën e fjalëve të banores.
“Pastro jargët se na sikletose”
Debati arriti kulmin kur Selin e krahasoi banorin me një “qen të etur”, duke hedhur hije dyshimi mbi sjelljen e tij ndaj femrave brenda shtëpisë:
“Je burrë i martuar dhe je si qen i etur, të dalin jargët. Pastrohu se na sikletose! Nëse të pëlqejnë femrat si unë, do i kishe në krah, por ti je i degjeneruar.”
Paralajmërimi i Rogertit: “Plumb më plumb”
Në fund të debatit, Rogerti ka lënë të kuptohet se kjo luftë sapo ka filluar dhe se nuk do të tërhiqet:
“Sa të jesh këtu kështu do e kesh, plumb më plumb, dashuri për dashuri,” mbylli ai diskutimin, duke paralajmëruar një qëndrim mjaft agresiv në ditët në vijim.
Pjesë nga debati:
Selin: O njeri seksist
Rogerti: Unë seksist?
Selin: O njeri diskriminues
Rogerti: A të vjen marre ça thua?
Selin: O njeri i pa plotësuar në këtë jetë, as nga ana seksuale e as nga çdo anë e mundshme.
Rogerti: Po ke të drejtë, jam i pa plotësuar te leku
Selin: Je burrë i martuar dhe je si qen i etur, të dalin jargët. More vesh? Sapo e the? O qen i etur, po të dalin jargët, pastrohu se na sikletose.
Rogerti: Jam i pa plotësuar në financa, të tjerat i kam plotësuar
Selin: O i degjeneruar që thua pëlqej femrat si ti.
Rogerti: Ta shpjegova
Selin: Pastro jargët, të thashë se nëse të pëlqejnë femrat si unë do i kishe në krah.
Rogerti: Ti mund të tallesh me Mirin dhe mund të na shash. Por kur të kthehemi me konotacion nuk të pëlqen ty nuk të pëlqen. Po sa të jesh këtu kështu do e kesh, plumb më plumb, dashuri për dashuri.

Comments are closed.