Skip to content

“Se mbrojta dot!” Duke u dridhur me vogëlushen në krahë, gjyshja e 4-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare është kafshuar nga një qen i racës Pitbull.

Vajza ishte shoqëruar nga gjyshja e saj e cila është shprehur se ato kishin dalë për shëtitje në buz të detit dhe ishin duke u kthyer në shtëpi në momentin e sulmit të papritur. Me zërin që i dridhet dhe e tronditur ajo ka rrëfyer momentet e tmerrit.

Zonja tha se e kishte parë qenin dhe e kishte kaluar vajzën në krahun tjetër, më pas qeni sulmoi papritur.

 “Kishim dalë zhiro buzë detit erdhi një qen i madh, iu vërsul vajzës, edhe e kafshoi në kokë. Ishim duke shkuar në shtëpi dhe e nxorra xhiro nga deti po ikja për në shtëpi ishte një qen atje rruge, me një zinxhir iku këtëj (tregon me dorë krahun nga iku qeni) pastaj u kthyer erdhi këtej… se mbrojta dot vajzën. Po ndërhynë shumë veta, ndërhynë gjithëata.

Erdhi qeni unë e kisha vajzën përdore, unë e kalova këtëj vajzën, e pashë që ai po vinte unë e kalova këtej nga ana tjetër, ai bëri sikur iku e u rretullua dhe erdhi iu hodh vajzës” tha ajo mes lotësh.

Published inBank

Comments are closed.