Personi në foto është Albi Hoxha, 24-vjeçari që humbi jetën në një aksident tragjik rrugor në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në mbikalimin e Novoselës, në aksin drejt fshatit Akërni, ku i riu po drejtonte automjetin e tij me targa AB009GN.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Forca e madhe e përplasjes bëri që trupi i 24-vjeçarit të gjendej rreth 30 metra larg vendit të goditjes, duke treguar për një impakt tepër të fortë. Nga analizimi i vendngjarjes dyshohet se automjeti mund të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpejtësia e mjetit mund të ketë arritur mbi 200 km/h, çka e ka bërë aksidentin fatal. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që i mori jetën të riut nga Fieri.
Ngushëllime për familjen Hoxha!
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik rrugor që mori jetën e një të riu në Vlorë, në orët e para të mëngjesit.

Comments are closed.