Skip to content

Jeta e Ilir Metës në rrezik te “313”? Eksperti “: Dumani mund të

Ish-drejtuesi i Policisë njëherazi dhe eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë pasi u shpreh se Nuredin Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë.

Në një intervistë të dhënë për “Breaking News” eksperti ceku kushtet dhe vendndodhjen e burgut “313” i cili ndodhet shumë pranë baneësave të qytetarëve rrezikon shoqërinë.

Sipas Rexhepit rrezikohet që Nuredin Dumani të ekzekutohet me snajper nga jashtë. Ndaj eksperti shtoi se burgjet në të cilat vujanë dënimin e tyre të dënuarit për vepra të rënda penale, duhet të ndërtohen jashtë qyteteve.

Fjala e Rexhepit: Burgu 313 ka dalë jashtë përdorimit… Ka një dokument të Institutit të Ndërtimit kur kemi qenë ekspert, sepse ishte një projekt që do të restaurohej ose do të ndërtohej diçka e re. Ka degjenerime si strukturë, nuk mund të riparohet më. Nuk bëhet më burg për kushtet që ka, dhe që është pranë banesave. Nuk mund të ketë një burg pranë banesave, një i burgosur i VIP, po them për shembull si Nuredin Dumanin, që mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë. Burgjet duhen ndërtuar jashtë qyteteve, siç i ka gjithë bota.

Kujtojmë se te burgu Jordan Misja i njohur ndryshe si “313” në kryeqytet, në ambientet e paraburgimit ndodhen disa nga emrat më të njohur të krimit të organizuar, një prej tyre është dhe Nuredin Dumani.

Në ambientet e paraburgimit të “313” ndodhet dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili që pas rrëzimit të kërkesës së tij për të fituar lirinë, ai do të vijojë të qëndrojë prapa hekurave.

Published inBank

Comments are closed.