Skip to content

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mamaja e Kryetares së Institucionit të madh të Shtetit Shqiptar

Lumturi Mara, nëna e kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të enjte, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, por dhe te të gjithë ata që e njohën.

Ishte vetë Sula ajo që përmes një mesazhi mortor ndau lajmin e trishtë me miqtë se “noni” i tyre i dashur mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një boshllëk të madh, por edhe një trashëgimi të vyer dashurie që do të jetojë gjatë në zemrat e familjes.

Pritjet do të nisin sot në orën 14:00 pranë Shtëpisë Funerale “Alba”, në Rrugën e Durrësit, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, të premten, më 10 prill, në orën 11:00, në varrezat e Tufinës, ku zonja Lumturi do të prehet pranë bashkëshortit të saj.

Zi në familjen e Gentiana Sulës, ndërron jetë nëna e

Njoftimi mortor

Vizitat përkujtimore do të vijojnë në të njëjtin ambient ditën e shtunë dhe të diel, në oraret 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

“Sot paradite ndërroi jetë noni jonë e dashur, Zonja Lumturi Mara. Duke lënë pas dashuri të thellë dhe kujtime të paharrueshme në zemrat tona. Pritjet do të fillojnë sot, në orën 14:00 te Shtëpia Funerale “Alba” në Rrugën e Durrësit.

Varrimi do të bëhet nesër, e premte 10 prill në orën 11:00 në varrezat e Tufinës, pranë vendprehjes së bashkëshortit të saj. Vizitat përkujtimore do të zhvillohen te Shtëpia Funerale “Alba”, në Rrugën e Durrësit, ditën e shtunë dhe të diel. paradite nga ora 10:00-13:00 dhe pasdite nga ora 17:00-20:00”, thuhet në njoftimin e bërë nga Sula.

Redaksia e Newsbomb i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mara-Sula për këtë humbje të madhe.

Published inBank

Comments are closed.