Një sherr i pazakontë ndodhi në Meksikë kur gjatë një funerali, dy gra u konfliktuan mes tyre. Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihet momenti kur nis edhe përplasja, duke sjellë shqetësim te të pranishmit që ishin për ceremoninë e lamtumirës. Konflikti nisi kur një grua u shpreh: ‘Dashuria ime do të më mungosh shumë.’
Kjo fjali solli revoltën e gruas tjetër, e cila menjëherë ngriti zërin dhe pyeti “Kush je ti?” Pasi kuptoi se gruaja e parë kishte pasur një lidhje me të ndjerin, gjërat dolën jashtë kontrollit.

Comments are closed.