Skip to content

Trishtim i madh! Deputetit të Partisë Socialiste i ndodh e keqja e madhe, që trishtoi të gjithë (FOTO)

Erion Malaj, deputet i Partisë Socialiste dhe djali i aktorit e ambasadorit Petrit Malaj, ka shkruar një mesazh të trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, Elida. Ajo është dhe nëna e aktorit Petrit Malaj, i cili ka njoftuar më herët për ikjen e saj.

Zemërthyer për ikjen e gjyshes së tij të dashur, deputeti socialist thotë se ajo e ka rritur dhe e ka mësuar e edukuar me dashuri të pastër, ashtu siç dinë vetëm gjyshet.

“Sot më është thyer një copë zemre. U nda nga jeta gjyshja ime Elida, njeriu që më rriti, që më qëndroi gjithmonë pranë, në çdo hap të jetës. Ajo më deshi më shumë se veten dhe më mësoi, pa shumë fjalë, çfarë do të thotë dashuri e pastër.

Çdo kujtim me të është një përqafim që do më mungojë përjetë. Varrimi bëhet ditën e Premte dt. 10.04.2026 ora 14:00 në “Sharrë”. Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home ALBA 2000 tek rruga e Durrësit, ish ambasada Jugosllave”, shkruan deputeti Erion Malaj.

Familja Malaj njofton se pret vizita ditën e shtunë dhe ditën e dielë, nga ora 09:00–14:00 dhe 16:00–20:00 po në ambientet e Funeral Home ALBA 2000.

Më herët, këtë pasdite edhe aktori e ambasadori Petri Malaj njoftoi për ndarjen nga jeta të nënës së tij Elida, duke shkruar se mungesa e saj do të ndihet përherë në familjen Malaj, si njeriu që u fali dashuri pa kushte.

“Sot zemra e nënës time pushoi së rrahuri. Ajo ishte dhe do të mbetet gjithmonë njeriu im më i dashur. Më mësoi gjithçka për jetën, për sakrificën dhe për dashurinë pa kushte. Do të më mungosh përjetë, nëna ime e shtrenjtë”, shkroi ai.

Published inBank

Comments are closed.