Në një bisedë me Rogertin, Brikena ka habitur me deklaratën e saj duke shprehur bindjen se fitues i këtij edicioni do të jetë Mateo.
Hapet zyrtarisht televotimi, kush do jenë 3 banorët që do t’i bashkohen Selin në finale?
E pyetur se si e sheh veten në këtë fazë të lojës, ajo u shpreh se nuk e konsideron veten pjesë të finales, duke thënë se do të largohet shumë shpejt nga shtëpia.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Rogerti, i cili e kritikoi për këtë qëndrim, duke i theksuar se një mendësi e tillë nuk është e përshtatshme për një konkurrent në këtë pikë të garës dhe se mund të perceptohet negativisht nga publiku. Megjithatë, Brikena nuk ndryshoi mendim dhe vazhdoi të insistojë se Mateo do të jetë fituesi.
Dasma mes Mateos dhe Brikenës mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar shumë debate gjatë prime-it të sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP.
Miri dhe Juela vazhdojnë të jenë mosbesues për marrëdhënien e tyre duke u shprehur se banorja e përdori këtë situatë për të arritur në finalen e madhe.
Nga ana tjetër vetë Brikena është shprehur se është shumë krenare për raportin që arriti të finalizojë.
Pjesë nga debati:
Mateo: Të shihja këtë klip ishte kënaqësi. Çdo moment, debate, përqafime dhe përfundimi më i bukur s’ka ku shkon.
Brikena: Çdo gjë ka ardhur papritur. Unë jam shumë krenare që jam bashkë me Mateon.
Juela: Dasma pati një energji shumë pozitive. Unë personalisht nga çifti nuk pashë shumë emocione. Mateos ia mori nurin bukuria e Brikenës. Brikena e përdori kartën e dasmës për finalen.
Edisa: I kam thënë, nëse e keni të vërtetë, Zoti jua sjelltë mbarë.
Miri: Te dasma, mua më duket guri i fundit për në finale. Do t’i bëjë më shumë punë Brikenës. Një herë u puthën, një herë jo. Jo, u ndanë, u bashkuan, u larguan. Tani erdhi momenti të bëhej dasmë për 24 orë.
Brikena: Ndodh shumë herë edhe në jetë që në fillim nuk duhen dhe pastaj bëjnë fëmijë bashkë.
Miri: Po flas për Big Brother, o Brikena.
Mateo: Kjo është lufta jote imagjinare.
Miri: Nëse fati ishte BB, lum si ju.
Selin: Dasma nuk kishte fare koment, çifti ka qenë në më të mirën e tyre. Më vjen shumë mirë. Mateon e kam besuar gjithmonë dhe në këtë pikë e besoj edhe Brikenën.
Rogerti: Brikena është e etur për finalen.

Comments are closed.