Siç bëri me dije policia e Fushë-Krujës ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, pas një sherri mes tyre.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i shtrirë në tokë në kodrat e Niklës, ndërsa mësohet se trupi ishte i kthyer përmbys dhe i janë konstatuar shenja plumbash.
Autor i dyshuar për vrasjen është shtetasi Eduart Ahmataj, me të cilin viktima thuhet se ka pasur një konflikt edhe disa ditë më parë.
Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.


Comments are closed.