Skip to content

“Si do të mbajë dheu? Si do durojmë këtë dhimbje o shpirti jonë?” Ky është i riu nga Delvina që vdiq dje, priste të bëhej babai i një vajze

Personi që shihni në foto është i riu Igli Gjoça, të cilit iu pre jeta në mes një dite më parë si pasojë e një kontakti me rrymën elektrike. Fatkeqësisht, 33-vjeçari i cili priste të bekohej me një vajzë, u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njihnin.

Qyteti i Sarandës dhe Delvinës është tronditur nga kjo humbje e rëndë, që ka prekur mbarë komunitetin. Mes dhimbjes dhe lotëve, miq, të afërm dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e papritur nga jeta të të riut, i cili njihej si një djalë punëtor dhe plot ëndrra për të ardhmen.

"Si do të përcjellim? Si do durojmë këtë dhimbje o

I riu Igli Gjoca

Igli Gjoça, nga Stjari i Delvinës, ishte pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit, ku edhe dyshohet se ndodhi ngjarja tragjike. Sipas të afërmve, shkak i vdekjes ka qenë kontakti me energjinë elektrike, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende nën hetim nga autoritetet përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, pasi u transportua me urgjencë drejt spitalit në Sarandë dhe ndihmës së bluzave të bardha, ai nuk mundi të shpëtohej. Humbja e tij është edhe më e dhimbshme për faktin se ai ishte në pritje të bëhej baba, një ëndërr që fatkeqësisht nuk arriti ta jetojë.

"Si do të përcjellim? Si do durojmë këtë dhimbje o

Postimi i nje prej familjareve te se riut

 

Published inBank

Comments are closed.