Skip to content

E dhimbshme/ “Igli vdiq duke salduar hekurat e milionerëve”, kush është administratori “problematik” që sapo u arrestua

I riu, Igli Gjoça me origjinë nga zona e Bajkajt, ishte i martuar dhe do të bëhej babai i një vajze, por fatkeqësisht humbi jetën ndërsa punonte.

Për ngjarjen, policia e Sarandës ka vënë në pranga administratorin e clubit, Ermal Fataj 40 vjeç, i cili akuzohet për punësim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave në punë.

Fataj rezulton se është arrestuar edhe në vitin 2017, asokohe i akuzuar se vrau me skaf një turiste ruse 15-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin E. F., 40 vjeç, banues në Ksamil, administrator i një lokali në Sarandë, pasi dje, gjatë punës në këtë lokal, ka humbur jetën shtetasi I. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi Policia.

Kjo nuk është hera e parë që në ketë club, një ndër më të frekuentuara në Sarandë, ndodhin aksidente në punë.

Edhe në vitin 2023 në të njëjtin club vdiq kamarieri 17-vjeçar Antonio Delilaj, i cili po merrte disa koli me ujë nga bodrumi për tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njëra prej kavove.

Goditja e fortë në kokë i shkaktoi vdekje të menjëhershme.

Published inBank

Comments are closed.