Skip to content

E trishte! I marrin jeten nenes se katër fëmijëve

Pas një hetimi të gjerë, ku u morën në pyetje dhjetëra persona, policia arrestoi 26 të dyshuar…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqi, ku një grua, nënë e katër fëmijëve, rezulton të jetë vrarë me vendim të ashtuquajtur “këshilli familjar”.

Sipas hetimeve, rasti ka dalë në dritë pas disa vitesh, kur autoritetet nisën verifikimet për zhdukjen e saj dhe zbuluan se nuk kishte asnjë gjurmë zyrtare për një periudhë të gjatë.

Pas një hetimi të gjerë, ku u morën në pyetje dhjetëra persona, policia arrestoi 26 të dyshuar në disa qytete, ndërsa një pjesë e tyre pranuan se vrasja ishte kryer me vendim të familjes.

Prokuroria ka ngritur akuza të rënda, përfshirë vrasje me motive nderi, nxitje dhe bashkëpunim në krim, ndërsa për disa nga të dyshuarit është kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.

Detajet e dosjes kanë tronditur edhe më tej, pasi nga analizat rezulton se tre nga katër fëmijët e viktimës nuk kishin për baba bashkëshortin, por vëllain e tij, ndërsa për fëmijën e katërt nuk është konfirmuar lidhja biologjike me asnjërin prej tyre. Dyshohet se viktima është vrarë dhe më pas trupi i saj është zhdukur, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

#viral

Published inBank

Comments are closed.