Skip to content

Vjen lajmi urgjent nga doganat shqiptare me Greqinë! Ja çfarë iu pret të gjithëve për festa

Në prag të Pashkës Ortodokse ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas informacioneve nga autoritetet shqiptare, janë marrë masa për të përballuar situatën, duke shtuar numrin e sporteleve.

Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar po operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje 1.

Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje, ndërkohë që pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata falë hapjes në maksimum të sportrleve.

Ndryshe paraqitet situata në palën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë shkuar deri në 1 orë e 30 minuta.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën pasi siç thuhet prej tyre fluksi do të jetë në rritje edhe në ditët në vazhdim.

Published inBank

Comments are closed.