Kthimi nga hapësira nuk është thjesht një ulje e suksesshme; është fillimi i një beteje të vërtetë fizike dhe psikologjike. Ndonëse jemi mësuar t’i shohim si heronj që buzëqeshin sapo hapet dera e kapsulës, realiteti brenda trupit të një astronauti është dramatik.
Sapo prekin tokën, ata i nënshtrohen një protokolli të rreptë rikthimi që zgjat të paktën 45 ditë. Ja çfarë ndodh në të vërtetë me “supernjerëzit” e NASA-s:
Sekondat e para: Pse dalin me barrelë?
Sapo anija hapësire stabilizohet, ekipet mjekësore nxitojnë për nxjerrjen e ekuipazhit. Por, ka një detaj: shumica e tyre nuk munden as të qëndrojnë në këmbë. Sistemi i tyre i ekuilibrit është “çorientuar” plotësisht nga mungesa e gravitetit, duke e bërë Tokën t’u duket sikur po rrotullohet.
Sfida 45-ditore: Reabilitimi i rreptë
Pas kontrolleve të para, astronautët fluturojnë menjëherë drejt Qendrës Hapësinore “Johnson” në Houston. Këtu nis “tortura” e rikuperimit:
Muskujt dhe kockat: Në hapësirë, trupi humbet masë muskulore dhe dëndësi kockore me shpejtësi marramendëse.
Shikimi në rrezik: Ata teston menjëherë për SANS (Sindroma Neuro-Okulare), një gjendje që mund të dëmtojë shikimin përgjithmonë.
Ndalohet timoni: Për të paktën një javë, asnjë astronaut nuk lejohet t’i japë makinës. Reflekset e tyre janë aq të ngadalësuara sa do të ishin një rrezik publik në rrugë.
Efektet anësore që nuk tregohen
Përveç këputjes fizike, astronautët përballen me:
Intolerancën ortostatike: Marramendje e menjëhershme sa herë ngrihen në këmbë sepse vëllimi i gjakut ka rënë.
Dhimbje kronike: Shpina dhe këmbët pësojnë dhimbje të forta ndërsa rregullohen me peshën e trupit nën gravitet.
Goditja psikologjike: Pas muajsh në izolim hapësinor, përshtatja me zhurmat, njerëzit dhe jetën sociale kërkon ndihmë të specializuar.
Edhe pse rikuperimi i plotë kërkon kohë, shumica e tyre arrijnë nivelet normale të fitnesit pas rreth një muaji. Por, siç thonë vetë ata, “ndjesia e rëndesës së Tokës” është diçka që nuk harrohet kurrë.

Comments are closed.