Një emigrant shqiptar i paligjshëm u gjet i fshehur në një papafingo në një shtëpi bari, është arrestuar nga policia britanike në shkurt të këtij viti.
Bëhet fjalë për Ramazan Lami u gjet nga policia në pronën në Leopold Street, Jarrow, South Tyneside , ku 158 bimë kanabisi po rriteshin në katër dhoma të ndara, në shkurt.
Gjykata e Kurorës në Newcastle dëgjoi se të korrat e paligjshme mund të kenë prodhuar kanabis me vlerë deri në 39,000 £.
Prokurori Kevin Wardlaw i tha gjykatës se Lami nuk ka dënime të mëparshme, por nuk ka të drejtë të qëndrojë në këtë vend, rapotojnë mediat britanike.
Lami, pranoi se kishte prodhuar kanabis dhe gjykata dëgjoi se ai ishte “kopshtar” në fermë. Jason Smith, avokati mbrojtës, tha: “Ai erdhi në këtë vend ilegalisht. Atij iu shit një ëndërr se do të ishte në gjendje të gjente punë, do të kishte një jetë më të mirë. Kjo u shndërrua në një makth. Ai u fsheh në papafingo dhe kur e gjetën tha se kishte qenë këtu për disa orë.”
Smith tha se Lami e ka përshkruar qëndrimin në paraburgim si “ferr” dhe do të deportohet vullnetarisht.

Comments are closed.