Skip to content

Artur Çangut në Nikël, autori tregon dinamikën:

Eduard Afmataj, i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Nikël, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

Sipas deklarimeve të tij, fillimisht mes palëve ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Afmataj ka pretenduar se Artur Çangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah.

Pas kësaj, ai ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar 33-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në tokën e viktimës, në zonën e Vrionit, në Nikël.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Afmataj nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Autori i dyshuar u arrestua brenda 24 orëve nga ngjarja, në vendin e quajtur Bruz Mal, në Malësinë e Krujës, ku ishte fshehur pas krimit. Mësohet se pas ngjarjes, ai ka kontaktuar vetë policinë, duke njoftuar për krimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas grupit hetimor, mes autorit dhe viktimës kishte prej rreth një viti një konflikt të vazhdueshëm për çështje pronësie.

Published inBank

Comments are closed.