Edhe pse kanë ngelur pak ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP 5”, finalistët vijojnë me debatet e forta. Rogerti dhe Mateo kanë patur sot një përplasje mjaft të ashpër së bashku.
Teksa po flisnin për burrërinë, Rogerti e pyeti Mateon nëse pëlqen meshkujt dhe ai i tha ‘jo’. Ky i fundit i kundërpërgjigjet pastaj duke i thënë nëse ka shkuar në Angli me ndonjë mashkull dhe i ka ngelur traumë.
Më pas Rogerti iu drejtua atij që t’i sillte njeriun që kishte përzemër dhe t’i tregonte se sa burrë është. Mateo i thotë fillimisht për dajën e tij, por Rogerti i kthehet duke i thënë se pëlqen femrat.
Mateo më pas i kundërpërgjigjet duke i thënë që do i sjellë dikë që Rogerti ka përzemër.
Pjesë nga debati:
Mateo: Vetëm burrëri nuk ke. Ti ke me ecur me kokën ulur, poshtë, nga turpi. I shkreti ti
Rogerti: A është e vërtetë që të pëlqejnë meshkujt?
Mateo: Jo
Rogerti: Në rregull, thjesht po dyshoj se më keq hequr bluzën, më ke kërcyer dhe më je ulur në gjunjë për propozim.
Mateo: Bravo, vazhdo. Kështu do të na provokosh, do na nxjerrësh me zarf të zi?
Rogerti: Kaq
Mateo: Mos ke shkuar ti me ndonjë mashkull në Angli që po na pyet
Rogerti: Jo
Mateo: Ke ngelë me trauma
Rogerti: Të kam thënë 100 herë, po deshe sjell njeriun që ke më përzemër dhe t’a provojë me mua.
Mateo: Kam dajën me mjekër të gjatë.
Rogerti: Unë pëlqej femrat, jam heteroseksual
Mateo: Njeriun më të zemrës?
Rogerti: Po, që ta testoj
Mateo: Kam njeriun tënd të zemrës, do ta sjell?
Rogerti: Mos u merr me njerëzit e mi, po flasim për ty
Mateo: Do ta sjell ta provoj, se Mirin e ke akuzuar, provo e eksperimento.

Comments are closed.