Skip to content

Kjo është dritarja ku u bllokua 47 vjeçari, shkoi për të vjedhur

Ilir Zarka, 47 vjeç është personi i cili u gjet i pajetë në Fier. Ai dyshohet se kishte shkuar për të vjedhur në një banesë, por kishte mbetur i varur në xhamin e derës.

Ngjarka ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier, ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm nga komshiu i Ural Lules, pronarit të banesës.

Uran Lule prej një muaji ndodhej në Greqi te fëmijët, ndërsa komshiu i tij kujdesej për qenin.

Viktima u dërgua në morgun e Fierit , ku parapraikisht nuk rezulton të ketë shenja dhune, ndërkohë policia vijon të hetojë mbi rrethanat e ngjarjes.

olicia ka reaguar në lidhje me vdekjen e Ilir Zarka, e ndodhur gjatë një tentative për grabitje në Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, në lagjen “8 Shkurti” është gjetur pa shenja jete në dritaren e një banese shtetasi me iniciale I. Z., 47 vjeç

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ai ka humbur jetën nga asfiksia gjatë përpjekjes për t’u futur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

NJFOTIMI:

“Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Published inBank

Comments are closed.