Skip to content

Komshiut i pikonte tavani, pas ankesës e moshuara gjendet pa ndjenja në dush

KORÇË – E moshuar shpëton mrekullisht në Korçë pas ankesës së komshiut

Në momentin kur fqinjët kanë tentuar të kontaktojnë me të moshuarën, kanë kuptuar se diçka nuk shkonte dhe kanë lajmëruar policinë.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur hapjen e derës ndërsa kanë gjetur të moshuaren të shtrirë në dush, e cila nuk mund të lëvizte pasi vuante nga sëmundje të kockave dhe skleroza.

Fqinjët tregojnë se e moshuara kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me ta ndërsa tavani i lagur ka qënë “sinalizuesi”.

Shtetasja nga Korça jetonte e vetme.

E moshuara ndodhet në spitalin rajonal të Korçës me dëmtime por burime nga spitali bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Published inBank

Comments are closed.