Vrasja e Sibela Abedini vijon të rikthehet në vëmendjen publike, pas deklaratave të fundit nga familjarë të saj.
Tezja e 27-vjeçares, gjatë një interviste në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ka hedhur akuza të rënda, duke përfshirë në ngjarje nënën dhe motrën e viktimës.
Ajo është shprehur se së shpejti do të vijë në Shqipëri për të dhënë deklarata të tjera, ndërsa pretendon se motra dhe nëna kanë pasur rol në atë që ndodhi. Sipas saj, viktima i kishte treguar se njëra prej tyre kishte lidhje me një person të përfshirë në ngjarje.
Tezja shtoi gjithashtu se ngjarja mund të ketë ndodhur “në nerva e sipër” dhe jo e planifikuar, duke pretenduar se në momentet e fundit 27-vjeçarja kishte telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë. Ajo përjashtoi nga përfshirja një person tjetër të përmendur më herët në lidhje me rastin.
Nga ana tjetër, motra e viktimës, Renata Abedini, ka reaguar duke i mohuar kategorikisht këto akuza.
“Elona ka thënë që un mami dhe vëllai kemi vrarë Sibelën, atëhere ne duhet të ishim pas hekurave. Ku e di ajo që e paskemi vrarë ne? Unë kam fëmijë vetë, Sibela ishte motra ime, si mund ta bënim.
Tezja, që as nuk meriton t’i them ashtu, kur del në rrjete sociale të thotë që motra nipi dhe mbesa ime vvranë Sibelën, duhet të ketë pak dhembsuri. Më parë me nënën time ajo nuk i ka pasur gjerat në rregull, dhe gjithçka mund ta ketë thënë nga inati. Por ne nuk jemi aq katilë sa t’ja bënim time motre këtë gjë.
Tezja i ka thënë Sibelës, hajde në Itali se të gjen tezja tjetër, e ndau nga burri që kishte. Ime motër është varrosur dhe ka ikur direct për në Itali tezja, pse nuk foli direkt në polici?”, tha ajo.
Nëna ime nuk e njeh fare Altin Çokun.As nuk e dimë nga ia gjeti numrin që I tha më duhet dikush të më ndihmojë me punët e shtëpisë sepse kam gruan sëmurë, sepse ai as nuk kishte pasur grua fare.

Comments are closed.