Skip to content

“Sazani do të mbetet i Shqipërisë”, Rama jep lajmin e madh: Nuk do e shesim ishullin, kemi vendosur që projektin ta

Kryeministri i vendit, Edi Rama në Vlorë ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorët mbi sezonin turistik.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit.

Ai u shpreh se negociatat ende nuk kanë përfunduar dhe se shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë projektin në ishull.

“I uroj mikut tim Orban gjithë të mirat” – Rama reagon për zgjedhjet në Hungari: Peter Magyar, fitore mbresëlënëse

Rama bëri me dije se projekti i ndërtimit ka ndryshuar dhe se janë planifikuar më pak ndërtime.

Rama: Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur negociatat për Sazanin. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin. Dhe në këtë pikë shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. S’do jetë resort i mbyllur, s’do bëhet rezervat i privilegjuar. Projekti i Sazanit ka ndryshuar ë proces. Ato do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, artistik të rëndësishëm. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe. Kjo do sjelli vetëm të mira për Vlorën.

Published inBank

Comments are closed.