Skip to content

! Automjeti karambolohet, përfshihet nga zjarri, shpëtojnë mrekullisht tre të rinjtë

Një aksident i rëndë është shënuar një ditë më parë në Devoll, ku një automjet me tre të rinj është përmbysur në mes të aksit rrugor Hoçisht-Gracë.

Burime për mediat bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit kishte humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti kishte përfunduar përmbys në rrugë dhe ishte përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht ndërhyrja e efektivëve dhe zjarrfikësve të Bashkisë së Devollit ka qenë e menjëhershme të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe nxjerrjen e tre të rinjve nga mjeti.

Menjëherë ata u dërguan në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Published inBank

Comments are closed.