Janë publikuar momentet e para të zjarrit që përpiu rreth orës 17 të ditës së sotme, ndërtesën te “Farmacia 10” .
Sipas videove të siguruara nga burimet shikohet momenti kur zjarri nis nga fasada e jashtme e “Big Marketit” në zonë, e deri në katin e tetë.
Aktualisht mësohet se situata është marrë nën kontroll, ndërsa bëhet me dije se vatra zjari vijojnë të jenë aktive në disa apartamente.
Prej afro 3 orësh, froca të shumta zjarrfikësish në bashkëpunim me autoritete të tjera mundësuan shuarjen e zjarrit masiv që tronditi banorët e ndërtesës.
Informon se janë 11 persona të shtruar në QSUT si pasojë e zjarrit që ka përfshirë pallatin 12 katësh pranë farmacisë nr 10 në Tiranë.
Nga të shtruarit një grua raportohet të ketë plagë djegieje 15% por që është jashtë rrezikut për jetën, pesë janë shtruar tek Toksikologjia
Janë më shumë për observim, ngaqë ka pasur lëndë kimike, siç prodhohen nga zjarri, ose nga llojet e dymyrave që në këto momente e dimë shumë mirë që janë prezente dhe çfarë mund të kenë respiruar, duhen të jenë në vëzhgim për disa orë të tjera.
Në total janë 11 pacientë. I vetmi që është shtruar te Djegie Plastike është një person, një grua, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën.
Pesë janë shtruar tek Toksikologjia, sigurisht për intoksikim, për aspirim të tymit dhe të lëndëve të tjera kimike që prodhohen. Ka dhe nga zjarrfikësit, por nuk di numrin e saktë në këtë moment t’ju them sa zjarrfikës janë dhe sa qytetarë. Por për zjarrfikësit di që janë format më të lehta, që janë trajtuar në departamentin e djegies dhe në urgjencën e QSUT-së.
Zjarri i nisur rreth orës 17:00 vijon ende edhe pas 3 orësh.

Comments are closed.