Skip to content

SPAK “GODET” Mir Pepën e famshëm!

Janë lëshuar 11 urdhër-arreste nga SPAK për një grup të dyshuar për trafik droge.

Në qendër të hetimeve është Jetmir Pepa, i njohur ndryshe edhe si Mir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit “Pepa Group”, i cili dyshohet si drejtues i këtij grupi kriminal. Sipas burimeve, urdhri i arrestit ndaj tij nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit.

Operacioni, i drejtuar nga prokurori Alfred Shehu, ka çuar në arrestimin e disa anëtarëve të dyshuar të grupit, ndërsa kontrollet vijojnë në disa zona të vendit.

Emri i Pepës nuk është i panjohur për publikun. Ai ka qenë më herët në qendër të vëmendjes edhe për një incident të bujshëm mes vajzave të ekranit, ku motrat Antonela dhe Marinela Berisha goditën me gotë në një restorant në ish-Bllok influenceren Klea Prenga, duke e kthyer ngjarjen në një debat të gjerë mediatik.

Ndërkohë, kompania e tij “Pepa Group” rezulton se ka përfituar rreth 70 milionë euro fonde publike nga buxheti i shtetit, çka e bën çështjen edhe më sensitive në aspektin e hetimeve.

Një aksion i gjerë është ndërmarrë gjatë orëve të fundit ku një organizatë kriminale është goditur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni deri më tani janë lëshuar 10 urdhër-arreste.

Sipas të njëjtave informacione mësohet se në krye të këtij operacioni qëndron prokurori Alfred Shehu i cili prej kohësh kishte vendosur në rreth të kuq këtë organizatë kriminale e cila aktivitetin e kishte shtrirë në trafikun e drogës.

Në një kohë kur informacionet lidhur me këtë aksion të orëve të fundit janë të “cunguara”, mësohet se deri më tani janë arrestuar disa persona.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion të gjerë, ku janë firmosur 10 urdhër-arreste.

SPAK ka lëshuar urdhërarrest edhe për Mir Pepën, pronar i kompanisë Pepa group.

Urdhrat janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle në disa zona.

SPAK aksion kundër grupit të Mir Pepës për trafik droge,

Jetmir Pepa

Mësohet se aksioni është goditje ndaj një grupi të trafikut të drogës, i zbuluar nga përgjimet në Sky ECC.
Aksioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë operacion.

Urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit.

Kush është Mir Pepa?

Jetmir Pepa alias Jetmir Marashi është ‘kazanova’ shqiptar për të cilin përfundoi në spital Klea Prenga dhe u shpallën në kërkim motrat Mariela dhe Antonela Berisha.

Mir Pepa, është cilësuar në media si biznesmen, para disa vitesh mori mbiemrin e ish të dashurës së tij Xhulia Marashi, motra e Oriola Marashit për t’iu fshehur drejtësisë.

Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.

Mirëpo Jetmir Pepa alias Marashi nuk është i panjohur edhe për policinë. Në korrik të vitit 2021 ai bashkë me Altin Gjokën, i shpëtuan një atentati në Tiranë.

Në kërkim u shpall autori i dyshuar i asaj ngjarje shtetasi Aldo Lamandi (Gj), dhe dy bashkëpunëtorët e tij Njazi Kulla dhe Besard Pashkaj.

Për këtë aksion ka reaguar SPAK. Në një përgjigje dhënë gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme thotë se operacioni zhvillohet në kuadër të hetimeve për një procedim penal që lidhet me krimin e organizuar, trafik droge dhe pastrim parash.

“Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim.”, thuhet në reagim.

Urdhri i lëshuar me firmën e prokurorit Alfred Shehu për Jetmir Pepën, nuk është ekzekutuar pasi biznesmeni ndodhet jashtë vendit.

Emri i Pepës u lakua pak kohë më parë kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha dhe motra e saj, Antonela Berisha u përfshinë në një konflikt të rëndë, ku sulmua me gotë në një restorant një blogere.

Published inBank

Comments are closed.