Jeta personale e banorëve të “Ferma VIP” vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes dhe kuriozitetit të publikut.
Së fundmi, në rrjet kanë qarkulluar disa fotografi të papara më parë të Indrit, një prej banorëve më të komentuar aktualisht në format.

Ajo që bie më shumë në sy është një imazh i veçantë, ku ish-partnerja e tij shfaqet në pritje të ëmbël, me barkun e rrumbullakosur, duke dëshmuar periudhën kur ata po prisnin të bëheshin prindër.

Kujtojmë se Indri e ka përmendur gjatë qëndrimit të tij në fermë faktin që është baba i një fëmije nga kjo martesë e mëparshme.
Ndonëse rrugët e tyre janë ndarë dhe ai tashmë po përflitet për një romancë të re brenda shtëpisë me Vanesën, këto foto zbulojnë një pjesë të rëndësishme nga e kaluara e tij, të cilën ai ka zgjedhur ta mbajë përgjithësisht private.


Comments are closed.