Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të enjte në rajonin e Friulit, në Itali, ku ka humbur jetën një person.
Sipas mediave italiane, i plagosur ka mbetur shoferi i kamionit, një shtetas shqiptar, i cili është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit në Udine. Ndërsa viktima është identifikuar si një shtetas italian.
Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Marianos, si pasojë e përplasjes mes një kamioni të drejtuar nga shqiptari dhe një furgoni frigoriferik që drejtohej nga viktima.
Gjendja e shoferit shqiptar raportohet e rëndë, ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Comments are closed.