Skip to content

Me ty s’kam asgjë, vetëm keqardhje!” – Vanesa la të dashurin për të, por Indri i jep fund ashpër, ajo detyrohet të…(VIDEO)

Një kthesë e papritur dhe mjaft e hidhur ka ndodhur në dyshen e shumëpërfolur së fundmi. Edhe pse Vanesa mori vendimin drastik për të lënë partnerin e saj të mëparshëm për të nisur një histori të re me Indrin, duket se gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu siç ajo e kishte imagjinuar.

Indri ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së tyre, dhe atë e ka bërë në një mënyrë mjaft të ftohtë dhe të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e tij nuk kanë qenë në të njëjtin nivel me sakrificën e saj.

Gjatë përballjes së tyre, Indri i ka bërë të qartë Vanesës se e vetmja gjë që ndien për të në këto momente është vetëm “keqardhje”. Në fjalën e tij, ai pranon situatën e vështirë në të cilën e ka vendosur, por shprehet se nuk mund të dalë kundër asaj që (nuk) ndien.

Deklarata e plotë e Indrit:

“Me ty s’kam asgjë, me ty kam vetëm keqardhje.”

Më tej, ai e ka thelluar shpjegimin e tij, duke u përpjekur të shfajësojë veten për mungesën e ndjenjave, por pa i lënë asnjë shteg të hapur vazhdimësisë:

“Kam keqardhje për këtë status që po të shkaktoj ty. Nuk ta vë fajin ty por s’mund t’ia vë as vetes. Ky jam dhe këto gjëra ndiej. Mund të kisha qenë një tjetër lloj personi që s’do e mendoja hiç por do vazhdoja me u knaq, me e shiju pikë. Nuk jam në gjendje, nuk kam qenë në gjendje.”

Kjo ndarje e papritur dhe fjalët e ashpra të Indrit pritet të ngjallin reagime të forta te ndjekësit, duke marrë parasysh “koston” që Vanesa pagoi për të qenë me të. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga ana e Vanesës pas kësaj deklarate publike që i dha fund gjithçkaje.

Published inBank

Comments are closed.