Një video dramatike nga “Ferma VIP” po bën xhiron e rrjetit minutat e fundit, duke alarmuar ndjekësit e programit.
Në pamjet e publikuara, fermerët shihen në gjendje të rëndë paniku, duke vrapuar të çorganizuar dhe duke ulëritur pas një incidenti të papritur.
Nga audio e videos, dëgjohen qartë momentet e tensionit të lartë dhe thirrjet dëshpëruese për ndihmë. Një prej banorëve pyet i frikësuar: “Ça ka ndodhur?“, ndërsa një tjetër përgjigjet mes ankthit: “Ka epilepsi, epilepsi! Jo jo jo… Thërrisni dikë, thërrisni shpejt Agai-n, është shumë keq!”
Ndonëse nga pamjet kaotike nuk arrihet të dallohet qartë se kush është prekur nga kjo krizë e rëndë shëndetësore, burimet e para dhe diskutimet e shumta në rrjet sugjerojnë se lëndimi ka të bëjë me qenushin e dashur të fermës, Stormin.
Situata mbetet ende e paqartë dhe e pakonfirmuar nga produksioni.
Pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar për të zbuluar gjendjen reale dhe se çfarë ndodhi saktësisht në ato momente tmerri.

Comments are closed.