Skip to content

67-vjeçari tërhiqet zvarrë nga kali dhe humb jetën, ja çfarë u mundua të bënte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Zallë-Kalis, në Njësinë Administrative Sllovë, Bashkia Peshkopi, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është tërhequr zvarrë nga kali për rreth 500 metra. Për shkak të terrenit të vështirë malor, me gurë dhe drunj, ai ka pësuar dëmtime të rënda në trup, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është transportuar drejt Tiranës për ekspertizë në mjekësinë ligjore, i shoqëruar nga policia dhe mjekët, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Published inBank

Comments are closed.